
Pas humbjes 1-5 kundër Partizanit, zv.trajneri i Teutës, për Supersport deklaroi se: "E kishim përgatitur ndeshjen që të merrnim një pikë të paktën, por nuk ia dolëm. Ndeshja jonë është ajo kundër Flamurtarit javën e ardhshme, që është kundërshtari ynë direkt për mbijetesë.
Dita dhe Hila kanë pasur probleme me dëmtimet dhe i kemi ruajtur për të mos rrezikuar. Sykaj nuk luajti sepse ka pasur dy kartonë të verdhë dhe rrezikonte të merrte një tjetër karton sot, çka do ta penalizonte për ndeshjen e ardhshme".
Ndërkohë që trajneri Magani nuk doli në konferencë për shtyp. I pyetur nga gazetari i Supersport, zv.trajneri i Teutës deklaroi se Magani ka pasur probleme shëndetësore me dhëmbët një ditë para sfidës kundër Partizanit, madje ka kaluar një natë aspak të qetë për shkak të këtij problemi.