Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korabi qartëson pistën "Sebino Plaku"

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi qartëson pistën "Sebino Plaku"

Prej disa ditësh po përflitet se sulmuesi Sebino Plaku është në bisedime me dibranët për merkaton e verës, pikërisht për ofensivën e tyre. Sulmuesi është pjesë e Skënderbeut, ndërsa mediat shkruajnë dhe e bëjnë fakt të kryer një marrëveshje mes palëve.

Por, situatën e qartëson klubi dibran, i cili i kontaktuar nga "Neësport.al" tregon qartësisht se nuk ka asnjë kontakt mes Korabit dhe Sebino Plakut. "Nuk është diskutuar asnjëherë e aq më pak të jetë në bisedime me ne Sebino Plaku", shprehen drejtuesit e Korabit.

Kjo frazë qartëson se në merkaton e Korabit gjithçka është në rrugë të mbarë dhe se sot pritet që ekipi pothuajse të plotësohet nga porta deri në sulm. Mbetet për t'u parë se në cilin pozicion do të kërkojë përforcime stafi teknik, pasi drejtuesit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të realizuar objektivat sezonalë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga