
Në Rusinë e largët janë përballur Akhmat Grozny dhe Yenisey, ku bëjnë pjesë shqiptarët Bekim Balaj, Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Enis Gavazaj.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1, por asnjëri prej futbollistëve nuk ka lënë shenjë në këtë ndeshje. Gavazaj vazhdon të shohë se si luajnë shokët e ekipit, kurse Berisha dhe Balaj mjaftuan të hidheshin në fushë për pak minuta.
Për ish-lojtarin e Skënderbeut, i cili u transferua me bujë në Rusi, eksperienca po rezulton një dështim total duke mos siguruar asnjë arritje pozitive me ekipin e ri.
Akhmat mban vendin e dhjetë, kurse Yenisey vendin e fundit në kampionati në rus.
Poll