
Mateo Retegui është një hap larg bashkimit me skuadrën e sapopromovuar në Serie A Genoa. Italianët kanë përcaktuar detajet përfundimtare të kalimit të 24-vjeçarit në “Stadio Luigi Ferraris”.
Retegui do të qëndrojë në Itali të hënën për t'iu nënshtruar testeve mjekësore përpara se të vendosë një kontratë shumëvjeçare. Nëse kontrollet rutinë shkojnë pa probleme, njoftimi zyrtar mund të arrijë të martën. Genoa pritet të shpenzojë afërsisht 15 milionë euro për të përfunduar marrëveshjen.
Interi dukej në "Pole Position" për të nënshkruar me italianin. Megjithatë, “pista” u ftoh pasi “Zikaltërit” e kthyen vëmendjen e tyre drejt Marcus Thuram. Me tërheqjen e Interit, Genoa ka mbetur me një rrugëzgjidhje e vetme për sulmuesin.