
Radu Dragusi me shumë gjasa do të jetë lojtari më i ri i Tottenham. Lojtari i Genoas ka vendosur të largohet nga Serie A për të vazhduar karrierën në një kampionat tjetër.
Në këtë mënyrë Dragusi lë “thatë” Milan dhe Napolin, të cilët ishin të interesuar për shërbimet e tij. Tottenham fiton kështu “garën” me skuadrat italiane për rumunin.
Gjithashtu “Spursat” fitojnë edhe ndaj Bayern Munich, me anglezët që kanë ofruar për shërbimet e tij mbi 25 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Poll