Luiza Gega shpallet nënkampione Europe në garën e 3000 metrave që sapo u zhvillua në Amsterdam. Atletja shqiptare arrin kështu të fitojë medaljen e argjendtë në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Në garën e 3000 metrave me pengesa për femra, ajo rregjistroi kohën e dytë më të shpejtë prej 9:28:52, duke vendosur kështu edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë.
Luiza Gega do të përfaqësojë atletikën shqiptare në lojërat Olimpike të Rios që do të zhvillohen në Gusht, ku do të mbajë edhe flamurin për delegacionin shqiptar. Përpara asaj u rendit vetëm atletja që përfaqësonte Gjermaninë.
Poll