Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

FOTO/ Basketbollistët e Tiranës nderohen me titullin "Naim Frashëri"

Shkruar nga NEWSPORT

Në mbrëmjen Gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit në përvjetorin e 70-të vjetorin të krijimit të kësaj federate, basketbollistët e skuadrës së meshkujve të Tiranës u vlerësuan me tiullin "Naim Frashëri".

Ceremonia festive u organizua në "Pallatin e Brigadave" me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, ndërsa në faqen zyrtare të Facebook-ut të ekipit të basketbollit të Tiranës është postuar edhe fotoja e tre basketbollistëve, Karaj, Shima dhe Hysenagolli, të nderuar me titullin "Naim Frashëri".

'Ky është një vlerësim për kontributin e tyre në basketbollin shqiptar. Por KB Tirana kurrë nuk mund t'i falënderojë mjaftueshëm për kontributin që këta legjenda i kanë dhënë fanellës bardheblu", shkruhet në faqen zyrtare të Facebook-ut të ekipit të basketbollit të Tiranës.

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7