Tirana pati një sezon të vështirë në “Abissnet Superiore” gjatë sezonit që lamë pas. Por me “arkitekt” Orges Shehin dhe kapitetin Redon Xhixha, bardheblutë ia dolën që të mbijetonin në elitë, madje të siguronin vendin e 6-të.
Mirëpo, duket se Tirana do të ketë një të ardhme të ndritur. Kjo pasi ekipet e moshave, pra akademitë e klubit bardheblu nuk përjetojnë të njëjtat vështirësi si skuadra A. Duke veçuar këtu edhe përgatitjen e portierëve “zinxhir” të Tiranës.
Duket se ish-portieri, Kadri Birja, tani në rolin e trajnerit të portierëve të moshat e Tiranës, po bën mjaft mirë. Në ekipin U13 bien në sy emra si Mark Marku dhe Alan Hoxha. Ndërsa në ekipin U14, diferencën e bëjnë Tiago Verria dhe Enes Allmeta.
Vlen të theksohet se si skuadra U13 dhe ajo U14 janë shpallur kampione në kampionatet respektive, me "gardianët" e tyre si protagonistë. Kjo tregon qartë se portierët e së ardhmes së Tiranës janë në rritje të vazhdueshme.
