Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Spikasin të rinjtë nga "Elite Youth Development Academy", trajneri Vitobello shpall listën për miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
Spikasin të rinjtë nga "Elite Youth Development Academy",
Kombëtarja shqiptare U-14

Kombëtarja shqiptare U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, që do të luhen më 17 dhe 19 qershor.

Trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, ka ftuar 21 lojtarë. Vetëm 7 futbollistë vijnë nga akademitë e futbollit jashtë vendit si Milan, Tottenham, Inter, Frankfurt, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e akademisë së FSHF-së “Elite Youth Development Academy”, të cilët aktivizohen në akademitë e futbollit vendas.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Genis Mlloja, Jamarb Dudushi, Dijon Haxhosaj

Mbrojtës: Sejdi Duraj, Enis Repaj, Ergi Syziu, Artion Biba, Uvejs Kadriu, Alessio Paloka

Mesfushorë: Gabriel Haka, Roger Mecja, Deon Fehimi, Leon Ramaj, Brajan  Hykollari, Gerald Qirjazi

Sulmues: Rei  Muca, Patrik Shurdhaqi, Albin Sulejmani, Rouen Dani, Ined Radheshi

Ndeshja e parë Maqedoni U-14 – Shqipëri U-14 është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:30, në stadiumin “Biljanini Izvori”, Ohër, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, Korçë.

Këto miqësore janë pjesë e punës së vazhdueshme me ekipet kombëtare të moshave dhe do të shërbejnë për të evidentuar progresin e lojtarëve të rinj në aspektin teknik dhe sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu