Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Shqipëria “shpartallon” Bullgarinë, kuqezinjtë bindin në miqësoren e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria “shpartallon” Bullgarinë, kuqezinjtë bindin
Shqipëri - Bullgari

Kombëtarja shqiptare U-16 reagoi në mënyrën më të mirë pas ndeshjes së parë, duke regjistruar një fitore të thellë 5-0 ndaj Bullgarisë U-16 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke dominuar ndeshjen dhe duke treguar cilësi në të gjitha repartet.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të me Sebastian Sinën, ndërsa Angelos Como dyfishoi shifrat në minutën e 17-të. Lorenc Perlala realizoi golin e tretë në minutën e 35-të, ndërsa Mattia Xhemali shënoi golin e katërt në fundin e pjesës së parë, duke i dërguar skuadrat në pushim me avantazhin e thellë 4-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria U-16 vijoi të kontrollonte lojën dhe të administronte epërsinë, ndërsa Lorent Zhara vulosi fitoren 5-0 me golin e shënuar në minutën e 58-të.

Dy ndeshjet miqësore ndaj Bullgarisë shërbyen për stafin teknik kuqezi për të vlerësuar nga afër lojtarët dhe alternativat në dispozicion, në kuadër të procesit të zhvillimit dhe monitorimit të talenteve të rinj të futbollit shqiptar.

GOLAT:

 

Poll

Lexo gjithashtu