Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Shqipëria mëson kundërshtarët për Kampionatin Europian, shorti i “buzëqesh” kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria mëson kundërshtarët për Kampionatin Europian,
UEFA dhe flamuri i Shqipërisë

Shqipëria U-19 për djem mësoi këtë të hënë emrat e rivalëve që do të ketë përballë në raundin e dytë të ndeshjeve të Kampionatit Europian 2027 për këtë grupmoshë.

Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 6, së bashku me Armeninë dhe Qipron.

Në këtë raund të dytë të kualifikueseve të Europianit 2027, Shqipëria U-19 do të jetë pjesë e Ligës B, ku do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A për në edicionin e ardhshëm të kualifikueseve.

Vendi organizator i këtij mini-turneu do të vendoset me kompromis mes tre federatave: FSHF, Federatës Armene të Futbollit dhe Federatës së Qipros.

Shqipëria mëson kundërshtarët për Kampionatin Europian,
Shorti

 

Poll

Lexo gjithashtu