Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi kthehet në ÇËSHTJE para Polonisë, tifozët nisin PROTESTAT për sulmuesin e Kombëtares shqiptare (SITUATA E PAPRITUR)

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi kthehet në ÇËSHTJE para Polonisë,
Ernest Muci

Një situatë interesante ka përfshirë klubin e Trabzonspor dhe kryesisht sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçin. Pikërisht për këtë të fundit, tifozët e ekipit nga Trabzoni janë ngritur në protestë virtuale.

Shkak për këtë është bërë goli i shënuar në fundjavë nga mesfushori i Besiktas, Orkun Kokcu në ndeshjen përbalë Genclerbirligi. Kokcu shënoi një supergol nga një kënd tepër i vështirë, teksa në Turqi kanë nisur ta cilësojnë si më të bukurin e sezonit.

Goli i Orkun Kokcu përballë Genclebirligi

Kjo ka ngjallur reagim në kampin rival, pra tek tifozët e Trabzonspor. Sipas tyre, ky është standard i dyfishtë, pasi Muçi ka shënuar një gol të tillë, madje edhe më të bukur se i Kokcu përballë Konyaspor.

Goli i Ernest Muçit përballë Konyaspor

Përkrahësit e klubit dhe Ernest Muçit janë shprehur mjaft të acaruar në komentet e tyre, duke kërkuar barazi të Trabzonspor dhe lojtarëve të tij, kundrejt ekipeve që cilësohen si më të mëdha, pra kryeqytetasve nga Stambolli.

“Kur një gol i tillë vjen nga një skuadër e Stambollit, flitni për të për ditë me radhë, por kur një gol i ngjashëm vjen nga Trabzonspori, nuk jua ndjen të flisni. Historia e Trabzonsporit ka qenë gjithmonë për të dalë kundër këtyre standardeve të dyfishta dhe ne nuk do ta harrojmë këtë qasje tuajën”, ishte një prej komenteve të shumta nga tifozët e Trabzonspor.

Poll

Lexo gjithashtu