
Në pritje të ardhjes së Rjinders, Milani po punon paralelisht për largimet. Kuqezinjtë synojnë të shesin disa lojtarë këtë verë dhe mes tyre është edhe Junior Messias.
Lojtari erdhi në “San Siro” dy vite më parë nga Crotone dhe u konfirmua përfundimisht vitin e kaluar, kur u bë një lojtar i plotë i kuqezinjve. Anësori brazilian mbetet një objektiv i fortë për Torinon, nga të cilët Milani pret ofertën e parë. Trajneri i torinezëve e konsideron brazilianin një lojtar perfekt për ekipin e tij.
Por Milani gjithashtu ka interes për mbrojtësin e djathtë të Torinos, Singo. Nuk përjashtohet mundësia që dhe mbrojtësi të përfshihet në transferimin e Messias në Torino.
Poll