
Mesfushori kosovar, Liridon Krasniqi që luan në Superligën e Malajzisë për ekipin e Kedah FA, ka "çmendur" sot tifozët me supergolin e shënuar ndaj Negeri Sembilan duke mundur këta të fundit me rezultatin 2-1.
Supergoli i shënuar nga 26-vjeçari i ka dhuruar tri pikë ekipit të tij këtë mbrëmje. Sfida luhej për javën e 10-të të kampionatit në Superligën e Malajzisë. Kujtojmë që ish-mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 5 gola në 10 takimet që ai ka luajtur këtë sezon, ku duhet thënë se po kalon një superformë.
Poll