
Adenis Shala
Shkëndija e Tetovës vijon përgatitjet për sezonin e ardhshëm duke proceduar edhe në merkaton e verës. Një tjetër lojtar është larguar ditën e sotme nga kampionët e Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për Adenis Shalën që ka mbyllur aventurën e tij me kuqezinjtë pas 4 sezonesh. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shkëndija përmes një mesazhi në faqen zyrtare.
Ekipi shqiptar ka falenderuar sulmuesin për punën e bërë në klub. Sezonin që lamë pas, Adenis Shala regjistroi 29 paraqitje në kampionat, ku shënoi 3 gola dhe 4 asiste.
Poll