
FC Shkupi
Magaye Gueye është futbollisti më i ri i ekipit të Shkupit. Sulmues francez mbylli aventurën e tij me klubin e fundit, Anagennisi Karditsas në Greqi në vitin 2022. Tashmë i kthehet futbollit të luajtur pas 3 vitesh.
“Është kënaqësi të mirëpresim në skuadrën tonë futbollistin me përvojë dhe cilësi, Magaye Gueye, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin tonë ofensiv!”, shkruan klubi i Shkupit në rrjetet sociale.
Ndërkohë që 35-vjeçari ka një karrierë interesante. Gueye është aktivizuar me ekipe të njohura si Strasbourg, Everton Brest, Qaragab dhe Dinamo e Bukureshtit.
View this post on Instagram
Poll