Bledi Shkëmbi
Ka përfunduar 5 nga 6 ndeshjet e javës së 10-të në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Struga në drejtimin e Bledi Shkëmbit e nis me vrull, duke dhënë idenë se ata nuk do hasnin pengesë drejt titullit, si me lojë ashtu edhe me gola.
Por “magjia” e ish-kapitenit të Skënderbeut në “timonin” e struganëve ka mbaruar para kohe. Struga është mposhtur befasisht nga Brera Strumica 2 – 4.
Të paktën edhe sot, Struga e ka të sigurtë kreun në ligë me 23 pikë, pasi diferenca me Vardar dhe Shkëndijën e Tetovës është 2 pikë. Dy ekipet e fundit zbresin në fushë nesër, çka do të thotë se barazimi i bën “punë” skuadrës së Shkëmbit.
Poll
