Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Pak ditë më parë u largua nga Shkupi, klubi mesazh falenderimi për ish-drejtorin

Shkruar nga NEWSPORT
Pak ditë më parë u largua nga Shkupi, klubi mesazh falenderimi
Nderim Nexhipi

Nderim Nexhipi disa ditë më parë njoftoi largimin nga Shkupi. Aventura e drejtorit sportiv te skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut zgjati vetëm 5 muaj.

Klubi ka reaguar për largimin e ish-drejtorit, ndërsa thekson se palët janë ndarë me konsensus mes tyre. Ndër të tjera falenderojnë Nexhipin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në çdo hap të ri që do të rimarrë.

“Faleminderit, Nderim Nexhipi!

Të dashur tifoz,

Duam të lajmërojmë se me marrëveshje të dyanshme, kemi vendosur të ndajmë rrugët me drejtorin tonë sportiv, Nderim Nexhipi.

Falenderojmë Nderimin për gjithë punën dhe përkushtimin e tij maksimal e profesional, gjatë periudhës sa ishte drejtor sportiv i skuadrës sonë.

Në emër të gjithë klubit, i urojmë Nderimit shëndet, suksese dhe fat në çdo hap të ri që do të ndërmarrë në jetën dhe karrierën e tij!

Me respekt,

FC Shkupi”, shkruan klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Football Club Shkupi (@fcshkupi1927)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga