Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Koret raciste ndaj KF Bashkimit dhe shqiptarëve, Federata e Futbollit të Maqedonisë merr VENDIMIN për Vardarin

Shkruar nga NEWSPORT
Koret raciste ndaj KF Bashkimit dhe shqiptarëve, Federata e Futbollit
 

Në ndeshjen që Vardari fitoi 1-0 ndaj KF Bashkimi në kampionati maqedonës pati një situatë të turpshme, ku tifozët vendas në kor ofenduan ekipin shqiptar dhe shqiptarët. Madje në videot e shpërdara në rrjetet sociale dëgjohej teksa këndonin “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur dhe vritni shqiptarët”.

Për këtë ngjarje tashmë është marrë një vendim. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dënuar skuadrën e Vardarit për mos mbarëvajtjen siç duhet të kësaj ndeshje. FFM ka dënuar klubin me gjobë prej 5000 euro dhe një ndeshje pa tifozë në shtëpinë e tyre pas koreve nacionaliste dhe antishqiptare nga tifozëria “Komiti”. Vendimi erdhi në seancë të jashtëzakonshme të komisionit disiplinor ku u konstatuan thirrjet ofenduese dhe nacionaliste.

“Për shkak organizimit të dobët të ndeshjes FK Vardar – FK Bashkimi, brohoritje ofenduese dhe nacionaliste nga ana e grupit të tifozëve të FK Vardar dhe përdorimit të mjeteve piroteknike, klubi FK Vardar dënohet me ndalesë të prezencës së publikut në një ndeshje dhe gjobë me të holla në vlerë prej 5000 euro”, thuhet në njoftimin e FFM.

Poll

Lexo gjithashtu