Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Mallkim" për Juventusin, drejtuesit e klubit mendojnë largimin e "numrit 1" pas disfatës në Superkupë

Shkruar nga NEWSPORT
"Mallkim" për Juventusin, drejtuesit e klubit mendojnë

Mbrëmja e djeshme ka qenë disfata e radhës për "Zonjën e Vjetër". Pas humbjes ndaj Real Madridit në finalen e Champions League, disfata e fundit ishte ajo e mbrëmjes së djeshme ndaj Lazios, ku të besuarit e Allegrit humbën Superkupën e Italisë përballë Lacios së Strakoshës.

Mediet italiane kanë shkruar sot, se ky "mallkim" mund të prishet vetëm nëse tekniku italian largohet nga ekipi. "Ka dhënë shumë për këtë ekip, ka sjellë shumë trofe në shtëpi, por tani është koha t'i lërë vendin një tjetër lideri", ka shkruar "Tuttosport" mëngjesin e sotëm.

Këtë gjë e kanë menduar dhe drejtuesit e klubit, për të cilët humbja e mbrëmshme nuk është kapërdirë lehtë, ditët në vazhdim pritet të merret një vendim, nëse Massimiliano Allegri do vazhdojë të udhëheqë "Zonjën e Vjetër" apo sezoni i ri do ketë surpriza sa i përket stoli të trajnerit te Juventusi.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga