Pas përfundimit të takimit, të gjithë lojtarët kuqezi, madje edhe vetë trajneri De Biazi e pranuan se Spanja ishte shumë lart në performancën e saj, duke i cilësuar madje lojtarët iberikë si "alienë".
Ndërkohë, në fund të takimit është zbuluar edhe skema që trajneri i Spanjës aplikoi kundër kuqezinjve në fushën e lojës, lëvizjet e lojtarëve të tij dhe si spanjollët kishin përgatitur gjithë kombinacionet në fushën e lojës.
Sigurisht u zbulua pas ndeshjes një gjë e tillë, pasi Spanja kishte asfiksuar kuqezinjtë në fushën e lojës, ndërsa trajneri Lopetegui kishte lënë në dhomat e zhveshjes skemën në letër të varur në mur. Një kujtim "i bukur"!
[caption id="attachment_43743" align="alignnone" width="960"] Skema e Spanjës[/caption]