Kombëtarja shqiptare ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për gjysmëfinalen të play-offit e cila do të luhet me Poloninë me 26 mars. Një ndeshje e një rëndësie të lartë për skuadrën tonë, pasi përmes kësaj përballje, varen shumë fatet e një kualifikimi të mundshëm në Kupën e Botës 2026.
Për këtë përballje delikate, trajneri Sylvinho ka zgjedhur të bëjë dy rikthime të rëndësishme si Ernest Muci dhe Anis Mehmeti. Forma e mirë që dyshja po kalon në skuadrat respektive ka bindur brazilianin t'i marrë drejt Varshavës.
Dy risi në këtë listë janë mbrojtësit Bujar Pllana dhe Stavro Polo që marrin ftesë për herë të parë në Kombëtare, ndërsa tekniku i kombëtares ka ftuar dhe një futbollist nga Abissnet Superiore, portierin e Egnatias Mario Dajsinani, i cili i bashkohet Thomas Strakoshës dhe Elhan Kastratit.
Sa i përket mungesave, Sylvinho i duhet të bëj pa dy sulmuesit e dëmtuar si Rey Manaj dhe Mirlind Daku, ndërsa surprizë shihet mungesa e Taulant Seferit, i lënë jashtë nga trajneri, pavarësisht formës në Turqi me skuadrën e Bodrum.
Po ashtu, reflekon mungesa e Marash Kumbullës në prapavijë, po ashtu i dëmtuar te skuadra e tij në Spanjë, Mallorca.
Duke filluar në orën 11:00, Sylvinho do të mbajë konferencën për shtyp për të shpjeguar arsyet e zgjedhjeve të tij, prag përgatitjes për ndeshjen e javës së ardhmshme.
