Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Do të zhvillohet pas disa ditësh në Turqi, Shqipëria zyrtarizon miqësoren me kombëtaren nga Azia Qendrore

Shkruar nga NEWSPORT
Do të zhvillohet pas disa ditësh në Turqi, Shqipëria
FSHF

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Uzbekistanit U-21 më 30 mars në Antalia, Turqi.

Pas anulimit të dy ndeshjeve miqësore të planifikuara më parë në Antalia, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Uzbekistanit për zhvillimin e kësaj sfide miqësore.

Takimi mes Shqipërisë U-21 dhe Uzbekistanit U-21 do të luhet më 30 mars, në orën 14:30, në Antalia dhe do të shërbejë si një test i rëndësishëm për ekipin kuqezi në kuadër të përgatitjeve për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.

FSHF do të vijojë të informojë për çdo zhvillim në lidhje me programin e ndeshjeve të Kombëtares U-21.

Poll

Lexo gjithashtu