Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Enea Jorgji “mollë sherri” mes Dinamos dhe Egnatias! “Shkelmi” i Ilir Dajës e detyroi të nxirrte kartonin e kuq, arbitri i FIFA-s bëhet “hasmi” i dy trajnerëve (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Enea Jorgji “mollë sherri” mes Dinamos dhe Egnatias!
Ilir Daja pasi u ndëshkua me karton të kuq

Dinamo ia doli të triumfonte përballë Egnatias me shifrat 3-2 në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kështu, dinamovitët “korrin” këtë trofe për herë të 15-të në histori. 

Por kjo sfidë u mbyll me tensione të mëdha, për shkak të një veprimi të trajnerit Ilir Daja. Në aksionin e fundit të rrogozhinasve, tekniku i dinamovitëve shkelmoi një top që ishte rivënie anësore për Egnatian.

Kjo solli irritimin e kampit të Egnatias dhe arbitri Enea Jorgji nxorri me karton të kuq teknikun Daja. Ky i fundit u nervozua pamasë dhe u deshën pjesëtarët e stafit të Dinamos që ta shoqëronin në dhomat e zhveshjes.

Ky episod solli edhe pakënaqësinë e Nevil Dedes pas ndeshjes, i cili tha se Jorgjit i mori dy minuta kohë situata me Ilir Dajën, por e zëvendësoi me 40 sekonda shtesë. Po pas duelit, ishte edhe Ilir Daja që “sulmoi” Jorgjin.

Poll

Lexo gjithashtu