Dinamo City fitoi për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë. Në finalen e zhvilluar në stadiumin Air Albania Stadium, skuadra blu triumfoi 3-2 ndaj Egnatias, mes spektaklit dhe emocioneve.
Finalja nisi me një moment vendimtar që në minutën e 6-të, kur Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Bakajokos. Dinamo përfitoi nga superioriteti numerik dhe mori kontrollin e lojës, duke kaluar në avantazh në minutën e 23-të me Malomon.
Vetëm pak minuta më vonë, Bregu realizoi një gol mjaft të bukur për të dyfishuar shifrat dhe për t’i dhënë më shumë qetësi skuadrës së Ilir Dajës.
Në pjesën e dytë, edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Malomos, ndërsa Egnatia reagoi duke ngushtuar diferencën në minutën e 81-të me Buric. Megjithatë, Dinamo reagoi menjëherë dhe Mustapha realizoi golin e tretë me një goditje spektakolare, duke vulosur suksesin e bluve. Goli i Adjessas në fund të takimit shërbeu vetëm për statistikë.
Pas përfundimit të finales u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut, ku të pranishëm ishin Presidenti i FSHF, Armand Duka, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.
Presidenti Duka i dorëzoi medaljet dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë Dinamo City, që festoi suksesin e dytë radhazi në këtë kompeticion.
Dinamo 3 – 2 Egnatia (Malomo 36', Bregu 42', Mustapha 84'/Buric 81', Adjessa 90+3')
90+6' - Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë, "blutë" triumfojnë 3 - 2 përballë Egnatias.
90+5' - Trajneri Ilir Daja merr karton të kuq.
90+3' - Adjessa jep shpresë në limite, 3 - 2.
84' - Mustapha mbyll "llogaritë" e ndeshjes, 3 - 1 për Dianmon.
81' - Buric ngushton përkohësisht shifrat.
52' - Malomo lë me 10 lojtarë Dinamo, merr kartonin e dytë të verdhë për vonesën në eksekutimin e goditjes këndore.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+13' - Mbyllet pjesa e parë.
42' - Sulmuesi Dejvi Bregu shënon eurogol nga distanca, me të djathtën "vrastare".
36' - Dinamo kalon në avantazh, goli mban "firmën" e Malomo.
9' - Pas rishikimit në VAR, arbitri Jorgji e ndëshkon me karton të kuq sulmuesin Bakayoko.
5' - Ndërhyrje brutale e sulmuesit Bakyoko ndaj portierit Teqja, dëmtim i frikshëm.
1’- Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis finalja e Kupës mes Dinamos dhe Egnatias.
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani.
Trajner: Ilir Daja.
EGNATIA: Tandilashvili, Aliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Jaime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakayoko, Albanese.
Trajner: Nevil Dede.
Kupa e Shqipërisë: Finale
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Enea Jorgji
