Dejvi Bregu
Dinamo ia doli të triumfonte përballë Egnatias me shifrat 3-2 në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kështu, dinamovitët “korrin” këtë trofe për herë të 15-të në histori. Pas këtij dueli ka folur edhe Dejvi Bregu.
“E kishim kërkuar këtë trofe edhe pse sezoni jonë ka qenë me ulje-ngritje, sot ishim fitimtarë. Për veten time jam i kënaqur, nëse golat dhe asistet i japin pikë dhe trofe ekipit është mirë, ta gjykojnë të tjerët. Final Four i vështirë, kemi kohë të përgatitemi, shpresojmë që të japim maksimumin. Jemi larg me pikët, por do ta tentojmë”, tha Bregu.
Poll
Lexo gjithashtu
KUPA E SHQIPERISE
SPECIALE/ 5 arsye pse Egnatia rikthen Kupën në Rrogozhinë
KUPA E SHQIPERISE
