Rasti i pretenduar nga Elbasani
Çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë, Partizani – Elbasani përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-3, me verdheblutë që përmbysën mes polemikash shifrat dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale.
Më të “vrarë” janë kryeqytetasit, të cilët nuk ndalin reagimet në rrjetet sociale, ku madje kanë shpallur “non grata” arbitritin, Eldorian Hamiti. Por “dhëmbë për dhëmbë” përgjigjet edhe Elbasani.
Klubi verdheblu ka postuar në “Insta Story’ një rast të ndodhur në zonë, ku një futbollist i Partizanit godet me dorë në fytyrë një lojtar të Elbasanin. Një moment ky ku pretendojnë për një penallti të pa dhënë në favorin e tyre.
Poll
