Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Dy derbi brenda 5 ditësh, Dinamo fut në një “thes” Tiranën dhe Partizanin. Klubi ka një njoftim për TIFOZËT (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy derbi brenda 5 ditësh, Dinamo fut në një
Dinamo - Tirana dhe Dinamo - Partizani/ Fotomontazh

Dinamo do të luajë një ndeshje delikate ndaj Tiranës për llogaritë e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja do të përballet me bardheblutë e Orges Shehit në kuadër të çerekfinales së kthimit.

Duel ky që do të luhet në “Air Albania” ditën e mërkurë në orën 19:30. Emocionet e derbit ndjehen çdo herë e më shumë, me dinamovitët që kanë triumfuar 2-0 në sfidën e parë mes tyre.

Ndërkohë Dinamo të hënën e ardhshme, saktësisht me 9 mars do të luajë një tjetër derbi shumë të rëndësishëm. Këtë herë për llogaritë e javës së 27-të të Superiores do të përballet me Partizanin. Takim ky që do të luhet në “Air Albania”, ora 19:00  dhe ku ekipi i Dajës do të synojën fitoren për të lënë prapa në renditje rivalët e tyre të përjetshëm.

Siç dihet aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh, 39 dhe ndajnë vendin e 4 mes tyre. Pozicion që të çon në “Final – Four”.

Por kur tashmë jemi pak ditë përpara këtyre sfidave, klubi u ka bërë një thirrje tifozëve në rrjetet sociale. U kërkohet që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën në këto përballje vendimtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Poll

Lexo gjithashtu