Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

SPECIALE/ 5 arsye pse Egnatia rikthen Kupën në Rrogozhinë

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ 5 arsye pse Egnatia rikthen Kupën në Rrogozhinë
Egnatia

Egnatia do të përballet me Dinamon për finalen e Kupës së Shqipërisë, ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.

Një betejë e hapur që pritet të shkarkojë shumë energji nga të dyja skuadrat për të ngritur lart dhe trofeun.

Newsport ka bërë një analizë me 5 arsyet përse Egnatia mund të shpallet kampione ndaj kryeqytetasve.

Koha për të marrë “hak” – Fakti që Dinamo ka krijuar superioritet në dy finalet e fundit duke marrë Kupën dhe Superkupën, bënë që rrogozhinasit të futen në fushë për t’i kthyer reston. E ku ka më mirë se t’i kundërpërgjigjesh kundërshtarit me të njëjtën “faturë” që morën edicionin e kaluar.

Statistikat në harmoni – Për aq kohë sa ishin në drejtim të trajnerit Edlir Tetova, kjo skuadër e llogariste rrallë herë disfatën, duke patur një historik prej 16 fitoresh ndaj rivalit.

Nevil Dede – Erdhi për të zëvendësuar të larguarin Tetova pas ecurisë së luhatshme në kampionat dhe ka treguar menjëherë “vetitë” e tij prej fituesi që në ndeshjen e parë në drejtim. Një trofe në pak javë si trajner do të shpjegonte më së miri shprehjen “fillimi i mbarë, gjysma e punës”.

Finalet – Përjashto sezonin e kaluar, Egnatia është e aftë të përgatisë “terrenin” për të vazhduar traditën e trofeve në Rrogozhinë.

Golat në repertor - Nëse ke instiktet dhe gjen rrugën drejt golit, padyshim që Kupa përfundon në duart e tua. Egnatia e ka këtë veçori dhe në krahasim me Dinamon ka një diferencë të dukshme për numër realizimesh. 

Poll

Lexo gjithashtu