Shorti i Kupes
Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kështu Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo kanë mësuar kundërshtarin e tyre në këtë fazë të Kupës.
Goglat rezervuan përballje interesante, teksa fati vuri përballë Dinamo - Vllaznia dhe Egnatia - Elbasani. Ndeshjet e para Dinamoi dhe Egnatia do t'i luajnë në shtëpi, ndërsa ato të kthimit në transfertë.
Duele këto shumë vendimtare, të cilat do të luhen me sistemin vajtje – ardhje. Ndëkrohë ndeshjet e para do të luhen 8 prill ndërsa më 22 prill janë parashikuar të zhvillohen duelet e kthimit.
NDESHJET GJYSMËFINALE:
DINAMO - VLLAZNIA
EGNATIA - ELBASANI
Poll
