Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Rikthehet Skuka i “artë”, REAGON sulmuesi dibran pas golit kundër Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Skuka i “artë”, REAGON sulmuesi dibran pas golit
Partizani - Elbasani

Sulmuesi Xhuliano Skuka ishte protagonsit në fitoren e Partizanit kundër Elbasanit, e përfunduar 1 – 0 për kryeqytetasit. Edhe pse u fut në fushë vetëm në minutën e 67-të, 27-vjeçari shënoi golin e fitores në “in-extrem”, minuta e 90+4.

Për dibranin, ky ishte goli i 2-të në 2 ndeshjet e fundit me “Demat e Kuq” dhe pikërisht ndaj të njëjtit rival, Elbasanit. Pas ndeshjes, Skuka ka reaguar përmes një “story” në rrjetin social “Instagram”.

Ndërsa në sfond është video e golit, Skuka ka vendosur emoijit e lutjeve. Në të gjitha kompeticionet këtë sezon, lojtari në fjalë ka 5 gola në 17 ndeshje.

Pas nisjes së vështirë gjatë këtij edicioni, Xhuliano Skuka ka filluar të rigjej veten te Partizani, duke marrë profilin e liderit.

Rikthehet Skuka i “artë”, REAGON sulmuesi dibran pas golit
"Story" i Xhuliano Skukës në "Instagram"

       

Poll

Lexo gjithashtu