Sulmuesi i Vllaznisë Kevin Dodaj, ka folur për mediat para ndeshjes së Kupës së Shqipëri ndaj Dinamon, e planifikuar nësër në orën 18:00, faza çerekfinale. 20-vjeçari është lojtari i momentet te ekipi i drejtuar nga Edi Martini, pasi mposhti i vetëm Partizanin me dopietë në kryeqytet.
Golat me Partizanin? Jam shumë i lumtur për dy golat e shënuar, pesha e çdo sulmuesi matet me gola, por më i lumtur jam që fituam një ndeshje të vështirë siç ishte ajo me Partizanin dhe morëm tri pikët dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.
Dedikim? Të gjithë golat deri tani i kam shënuar për familjen, por tani shkon për të gjithë tifozët e pranishëm dhe për ekipin. Edhe për lojtarët që luftuan deri në minutën e fundit. Familja është mbështetja ime më e madhe deri tani.
Dinamo? Për ne është një ndeshje që do e vlerësojmë maksimalisht. Shpresojmë të fitojmë dhe të vijmë sa më të qetë në Shkodër.
Më e rëndësishme në Kupë? Të rëndësishme kanë qenë edhe ndeshjet e kampionatit se Dinamo ka shumë kualitet si ekip. Dinamo vjen pas një fitore të thellë 4 me 1 ndaj Elbasanit, janë shumë të motivuar ndaj nesh. Por ne do hyjmë të zbatojmë detyrat tona dhe të dalim me një fitore.
A do vendoset kualifikimi pas dy javësh? Ndeshjet e Kupës kanë dy ndeshje, ndoshta nesër mund të jetë një rezultat jo i mirë për ne. Por ne do luftojmë edhe në Shkodër, që të arrijmë maksimumin e këtyre ndeshjeve dhe të kualifikohemi.
Besimi i Martinit për të qenë titullar? Unë stërvitem çdo ditë, ndihem shumë mirë deri tani. Po bëj detyrën time. Trajneri vendos për gjithçka në fund. Dhe taktikat që ai zbaton, por shpresoj se po.
Ekipi bullgar? Pas çdo ndeshja ata më pyesin si je, më uruan për golat që shënova, është dçka e mirë edhe për mua.
Zgjatje bashkëpunimi me Vllazninë? Me Vllazninë gjithmonë kam pasur bashkëpunim. Nuk i dihet ta shikojmë deri në fund të sezonit, se si do shkojnë gjërat. Mbetet për t’u parë kjo.
Parashikim? Vllaznia gjithmonë ka hyrë në fushë që të fitojë, shpresoj të dalim me një fitore që të jemi sa më të qetë në Shkodër.
Kupë dhe kampionat? Kemi shumë javë në vend të parë, kemi treguar që kemi forcat dhe duhet ta tregojmë deri në fund. Ta mbajmë këtë ritëm.
