Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Nuk u aktivizua në derbin ndaj Tiranës, lideri i Dinamos nuk mban dot “nervat” përpara Ardian Bardhit (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk u aktivizua në derbin ndaj Tiranës, lideri i Dinamos nuk mban dot
Bernard Berisha

Te Dinamo situata nuk është shumë e qetë. Pavarësisht rikthimit te fitorja dhe triumfit në derbi ndaj Tiranës me shifrat 2-0, sërish ka pakënaqësi.

Saktësisht Bernard Berisha ka “shpërthyer” për mos aktivizimin e tij në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Lideri i dinamovitëve nuk është përmbajtur aspak as përpara presidentit të klubit Ardian Bardhit.

34-vjeçari ishte shumë i tensionuar, ndërsa doli i nervikosur nga dhomat e zhveshjes, aty ku më pas u përball me Bardhin dhe Ermal Barushin. Pas kësaj situate të tensionuar, lojtari është larguar, ndërsa pas tij ishte drejtori sportiv, i cili më pas u rikthye sërish në dhomat e zhveshjes. Gjithashtu edhe kreu i dinamovitëve ka qëndruar në dhomat e zhveshjes për 10 minuta, ndërsa më pas u largua nga “Selman Stërmasi”.

Poll

Lexo gjithashtu