Foto ilustruese
Valës së reagimeve për eliminimin e Partizanit nga Kupa, s’i ka shpëtuar as David Atanaskoski. Të kuqtë humbën 1-3 ndaj Elbasanit, falë një penalltie e cila erdhi si pasojë e “ndërhyrjes fantazmë” të maqedonasit, i cili sot mbajti shiritin e kapitenit.
Pas këtij dueli, Atanaskoski është shfaqur tepër i revoltuar, duke e cilësuar padrejtësi gjykimin nga arbitri Eldorjan Hamiti. Megjithatë, anësori i kuq thekson se ai dhe ekipi i tij do të jenë më të fortë.
“Kjo është thjesht padrejtësi për FK Partizanin sot në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Jam krenar për ekipin tim, do të jemi edhe më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund. Turp për ju”, shkruan Atanaskoski.
Poll
