Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Ndeshje që kisha frikë, mund të kishte ndodhur edhe ndonjë dramë”, Edi Martini tregohet i sinqertë: Kartoni i kuq për Bylisin më qetësoi

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje që kisha frikë, mund të kishte ndodhur edhe
Edi Martini

Vllaznia po demostron “garanci” dhe stabilitet deri në këtë pikë të sezonit, jo vetëm në Superiore, sikurse në Kupë. Ditën e sotme, kuqeblutë arritën të fitonin edhe ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2 – 1, duke siguruar “biletën” për fazën tjetër dhe afruar me trofeun. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i ekipit shkodran Edi Martini:

"Në letër ishte më e thjeshtë se në fushë të them të drejtën, sepse duhej të lija lojtarë pushim. U befasova faktikisht sepse Bylisi kishte ardhur me formacionin më të mirë dhe unë nuk kisha mundësi për t’i futur të them të drejtën, sepse mendova për ndeshjen e të dielës.

Ishte ndeshje që kisha frikë se në momentin kur fut gjysmën e formacionit dhe më shumë se gjysmën e lë pushim, mund të ndodhë edhe ndonjë dramë. Megjithatë, edhe ata që luajtën e filluan dhe hyn më pas, komplimente se luajtëm mirë dhe bënë punën.

Të them të drejtën jam i kënaqur se si hynë në fushë që nga minuta e parë, si Dros. Ishte mjaft mirë, Kuros mirë por ka nevojë për minutat e veta sepse edhe ai nuk ka luajtur dhe ka qëndruar gjatë pushim. Edhe Tafili luajti mirë, në përgjithësi luajtën mirë kështu që janë një garanci më shumë për stolin.

E kisha frikë si ndeshje, se kur vjen një ekip që nuk ka çfarë të humbasë, luan gjithçka për gjithçka dhe mund të të bëjë dëm, ndaj e kisha frikë si ndeshje. Shyqyr Zotit fituam, jemi më të qetë, pas daljes me karton të kuq u qetësova plotësisht. Por përsëri duhet të jemi më cinik në repartin e mbrojtjes se ato raste që krijuan, nuk duhet të na i krijojnë.


Kjo ndeshje iku, mbaroi, presim shortin. Është shumë e rëndësishme ndeshja e Vlorës, çdo ndeshje në këtë fund kampionati është njëra më e rëndësishme se tjetra.

Thashë shyqyr që disa lojtarë ruajtën energjitë, i lamë pushim. Kjo është  ajo që më gëzon. Pastaj ndeshja e Vlorës është një ndeshje tejet e vështirë, por duhet ta përgatitim mirë, të jemi të qetë gjatë javës, të rikueprojnë energjitë lojtarët që i humbën, kështu që është ndeshje e vështirë”.

Poll

Lexo gjithashtu