Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Më i miri në Dinamo-Vllaznia, shkodrani Kevin Dodaj me rezerva për arbitrimin: Kur unë shënova, gjyqtari nuk duhej të...

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri në Dinamo-Vllaznia, shkodrani Kevin Dodaj me rezerva
Kevin Dodaj

Dinamo ka barazuar në shtëpi ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Kevin Dodaj. 

“Rezerva për arbitrimin, kur shënova unë te rasti i Qatos, nuk duhej të ndalej loja. Jemi pak të zhgënjyer, 100 minuta në avantazh pësuam gol në penallti. Tani në Shkodër shkojmë për fitore. Besoj që ndihem shumë mirë. Kam disa ndeshje që i bëj të mira, kam arritur që të fitoj besimin që kam pasur vitin e kaluar.

Shpresoj që ky besim të kthehet në gola dhe asiste, të ndihmoj ekipin në objektivin që kemi. Titullar? Të gjithë sulmuesit po bëjnë mirë këtu, i përket trajnerit që të vendosë në fund të ditës. Unë do të bëj më të mirën time, do të stërvitem sa më shumë. Nuk duhet të jem i kënaqur me kaq pak”, tha Dodaj.

Poll

Lexo gjithashtu