Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Vllaznia nuk “fal” në shtëpi, mposht sërish Bylisin dhe “prek” Kupën

Shkruar nga NEWSPORT

 

VIDEO/ Vllaznia nuk “fal” në shtëpi, mposht sërish
Vllaznia - Bylis

Skuadra e Vllaznisë ka arritur të sigurojë kualifikimin për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të besuarit e Edi Martinit mposhtën edhe në ndeshjen e dytë Bylisin, kësaj radhe me shifrat 2 – 1, ndërsa rezultati i përgjitshëm përkoi 3 – 1.

Të 3 golat e ndeshjes së sotme erdhën në pjesën e parë. Goleadori Bekim Balaj hapi serinë e finalizime me eurogolin në minutën e 34-të.

Pas 4 minutash, Bylis vendosi ekuilibrat falë Olavio. Në “frymën e fundit” të pjesës së parë, shkodranë shënuan sërish, kësaj radhe prej kaosit të shkaktuar në mbrojtjen e ballshiotëve, goli i Pusi.

Gjatë fraksionit të dytë, dalja me karton të kuq nga Adeduro dhe rasti flagrant i humbur prej Pedros, i dha fund shpresave për një përmbysje të madhe në “Loro Boriçi”.      

Vllaznia 2 – 1 Bylis (Balaj 34', Pusi 44'/Olavio 38')  (Ndeshja e Parë 1 – 0)

90' - Përfundon ndeshja Vllaznia - Bylis 2 - 1.

63' -  Adeduro ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes "horror" ndaj Yagos.

 

55' - Trajneri Mirel Josa "nuk iu beson syve", Pedro humb rast me portën bosh.

  

46' - Nis pjesa e dytë.

45+1' - Mbyllet pjesa e parë.

44' - Ekipi ballshiot në kaos, pësojnë golin e dytë.

 

38' - Bylis nuk humb kohë, barazon shpejtë me Olavio.

 

34' - Vjen goli i parë i ndeshjes, "magjik" Bekim Balaj.

 

22' - Bekim Balaj "fal" Bylisin, humb rast "flagrant" për gol përballë portierit Ozols.

4' - Kevin Dodaj pretendon për penallti, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

 

3' - Bylis vendos në "panik" mbrojtjen shkodrane, pret "mrekullisht" portieri Jukaj.

 

1’ – Shkelmohet topi i parë në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj; Pusi, Çelikoviç, Jago, Kuro, Tafili, Dros, Sala, Dodaj, Balaj, Kastrati

Trajner: Edi Martini

Bylis: Ozols; Radu, Kane, Olavio, Përndreca, Adeduro, Kamara, Dimov, Tomas, Marku, Vieira

Trajner: Mirel Josa

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Arbitër: Egli Spahiu

Poll

Lexo gjithashtu