Skuadra e Partizanit ia ka dalë të marrë fitore të vyer në transfertë ndaj Elbasanit, duel i vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndeshja e parë.
Edhe pse të dyja skuadrat ishin “kërcënuese” në 45 minutat e para, nuk e gjetën dot golin. Në fraksionin e dytë, u rritën “dozat” e rasteve në kuadrat, por goli erdhi vetëm në minutën e 94-të.
Sulmuesi i “Demave të Kuq” Xhuliano Skuka, u tregua i saktë nga penalltia, duke i dhënë fitores të tijëve, ndërsa trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic, u ndëshkua me karton të kuq.
Një fitore që vlen shumë për Partizanin, ndërsa ndeshja e dytë mes ekipeve në fjalë do përcaktojë gjysmëfinalistin në këtë çift.
Elbasani 0 – 0 Partizani
Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Daniel Vrapi
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janacek, Olberkis, Tsague, Loukili, K.Kasa, Lajthia, Abbas, A.Kasa, Manellari, Azemovic, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Ismaili, Kola, Isgandarli, Human, Toma, Buxhelaj, Sembene, Sidibe, Qaka. Trajner: Oltijon Kërnaja.
LIVE:
90+9' - Përfundon ndeshja Elbasani - Partizani, vendos goli i Skukës.
90+6' Trajneri Gvozdenovic ndëshkohet me karton të kuq.
90+4' Xhuliano Skuka tregohet i saktë nga penalltia, Partizani kalon në avantazh.
85' - Buxhelaj i "pafat", tentativa e mbrojtësit ndale nga Olberkis.
69' - Lajthia humb rast flagrant para portës.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+4' - Mbyllet pjesa e parë pa gola.
36' - Human bën gjithçka mirë, por portieri i Elbasanit Janacek pret "mrekullisht".
12' Partizani i afrohet golit me Tomën, pret Janacek.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis çerekfinalja e Kupës mes Elbasanit dhe Partizanit.
