Tirana 0 – 2 Dinamo (Vila 76', Bregu 90+3')
Dinamo ka fituar derbin përballë Tiranës, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.
“Djemtë” e Ilir Dajës ishin dominues pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, duke iu afruar golit disa herë. Por atë të parin e gjeti Lorenco Vila në minutën e 76-të, falë edhe një përgjumje të mbrojtjes së Tiranës. Për të vulosur rezultatin, mendoi Dejvi Bregu në të 93-tën.
Kështu, Dinamo afrohet më shumë me gjysmëfinalen. Ndërkohë që dueli i kthimit mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në fillim të marsit.
Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Basilio Ndong, Lleshi, Myslovic, Rafa, Halili, Vogli, Falaye, Meta, Kresic. Trajner: Ardian Nuhiu.
DINAMO: Teqja, Ismaili, Teixeira, Guindo, Vila, Bregu, Mustapha, Qefalija, Dita, Neziri, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+5' Mbyllet ndeshja, 0-2.
90+3' GOL DINAMO! Shënon Dejvi Bregu.
76’ GOL DINAMO! Shënon Lorenco Vila.
71' Pas rishikimit ne VAR, goli anulohet per pozicion jashte loje te Vilës.
69’ GOL DINAMO! Shënon Vila, por momenti po rishikohet në VAR për offside.
45+2’ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
31' Tjetër goditje nga Bregu, përsëri e pasaktë.
19' Rast i artë për Dinamon! Traversa dhe Bekaj shpëtojnë Tiranën, Guindo s'i beson syve.
18' Ndong godet fort, Teqja i gatshëm.
13' Super goditje e Bregut, Bekaj grushton topin.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Selman Stërmasi”, nis derbi mes Tiranës dhe Dinamos.
