Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Tirana e Shehit nuk “ndez” as në Kupë! Dinamo fiton pa probleme derbin, “fotokopje” me sfidën e parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana e Shehit nuk “ndez” as në Kupë! Dinamo fiton
Dinamo

DINAMO 2 – 0 TIRANA (4-0) (Neziri 30', Guindo 53')

Dinamo ka fituar përballë Tiranës edhe ndeshjen e kthimit çerekfinalen të Kupës. Sfida e zhvilluar në “Air Albania” ishte fotokopje me të parën, pasi dinamovitët triumfuar përsëri 2-0.

Golin e parë për ekipin e Ilir Dajës e shënoi Faton Neziri, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të. Në krahun tjetër për të mbyllur gjithçka, mendoi Saliou Guindo, i cili shënoi në të 53-tën.

Kështu, Dinamo shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke iu bashkuar Vllaznisë, Elbasanit dhe Egnatias.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale kthimi
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Daniel Vrapi

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Teixeira, Guindo, Vila, Nani, Malomo, Qefalija, Dita, Berisha, Aliji, Neziri. Trajner: Ilir Daja.
TIRANA: Bekaj, Vera, Cortes, Myslovic, Rafa, Halili, Xhixha, Vogli, Tabekou, Kresic, Kobiljar. Trajner: Orges Shehi.

90+5' Mbyllet 2-0 ndeshja. 
53' GOL DINAMO! Shënon Guindo.
 
45+1' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
30' GOL DINAMO! Shënon Neziri.


1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Dinamos dhe Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu