
Angelos Tafas
Kukësi u mposht në “Air Albania” 1-0 nga Tirana, por sfida e fituar në shtëpi me rezultatin 2-0 ishte ai ç’ka vendosi dhe finalistin. Pas këtij kualifikimi në finalen e Kupës, ka folur portieri i Kukësit, Angelos Tafas.
“Kjo fitore është meritë e klubit. Objektivi i parë ishte të luftonim për Superioren, por nuk ia dolëm. Edhe në Kupë luftuam dhe ia dolëm mjaft mirë të shkonim në finale.
Nuk ishte ky rezultati që donim, por ai gol i shpejtë na prishi shumë atë që kishim krijuar dhe ne u tërhoqëm mbrapa dhe lamë Tiranën të krijojë. Në finale do të preferoja Vllazninë, por është vetëm 1 ndeshje dhe do të luftojmë ta fitojmë Kupën”, është shprehur Angelos Tafas.
Poll