Edhe pse skuadra e Elbasanit vinte nga një moment i mirë në Superiore, ata nuk ishte në gjendje të fitonin kundër Partizanit në “Elbasan Arena”, e përfunduar 1 – 0 për “Demat e Kuq”, faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, ndeshja e parë.
Zyrtari i Elbasanit Hektor Idrizaj foli për mediat, pasi Ivan Gvozdenovic u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave në lidhje me penalltinë në favor të Partizanit:
“Ishte një ndeshje me shumë ritëm, me trazicion dhe futboll të hapur. Nga dinamika erdhi edhe ai nervozizëm. Pjesën e parë nuk ishim në ditën tonë më të mirë.
Gabuam në kohën e presionit në bllok të mesëm dhe për shkak të mungesës së presionit ndikoi për keq te ne. Në pjesën e dytë, kishim kontroll gjatë gjithë lojës. Partizani erdhi një kundër një në presion ultra-ofensive. Në bëmë manovrën tonë, por në momente të theksuara, ekipi ynë nuk e ndahu kohën.
Në momentin kur Partizanai ndryshoi strategjinë, ne në ndërtim me 3 nga poshtë, nga dinamimka, u goditëm. Ia lë fjalin dinamikës dhe trazicionit.
Përmbysja? Nuk mendojë se është e vështirë, ashtu siç bëri Partizani sot. Kemi 90 minuta dhe çdo gjë është e hapur. Ne do bëjmë maksimumin për t’u kualifikuar në kryeqytet”.
