Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

GJYSMËFINALJA/ Elbasani me "as nën mëngë" ndaj Egnatias, rrogozhinasit duan finalen e katërt! Sot luhet akti i dytë në “Elbasan Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
GJYSMËFINALJA/ Elbasani me "as nën mëngë" ndaj
Elbasani - Egnatia

Sot do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Elbasanit dhe Egnatias, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Pas barazimit 1-1 në aktin e parë, të dyja skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të marrë maksimumin në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku garantohen emocione të shumta për shkak të garës së hapur dhe shanseve reale ato kanë për të prekur finalen e madhe.

Vendasit vijnë më të favorizuar, kjo edhe për shkak të atmosferës që mbizotëron në Elbasan. Faktori “shtëpi” dhe prania e tifozëve do të ndikojnë shumë tek performanca dhe ritmi që do të mbajë skuadra përgjatë 90 minutave.

Në anën tjetër, edhe Egnatia shkon me synime të qarta, pasi në radhët e rrogozhinasve do tentohet të arrihet finalja e katërt në historinë e klubit, pasi më herët ia kanë dalë të kurorëzohen fitues në sezonet 2023-24 dhe 2024-25.

Sfida do të nisë në orën 19:00 dhe fituesi i këtij dueli do të presë një prej çifteve të përballjes së të enjtjes mes Dinamos dhe Vllaznisë, e përcaktuar për t’u luajtur në të njëjtën orë.

Poll

Lexo gjithashtu