Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Gabimet tona dhe humbja në Ballsh na penalizojë kundër Vllaznisë”, Mirel Josa “skanon” eliminimin: Goli i barazimit na dha shtysë, por…

Shkruar nga NEWSPORT
“Gabimet tona dhe humbja në Ballsh na penalizojë kundër
Mirel Josa

Edhe pse skuadra e Bylisit dha “sinjale” pozitive në fraksione të caktuar gjatë ndeshjes me Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, sfida e kthimit, ballshiotët nuk shkuan me shumë se humbja 1 – 2, e pasuar me eliminimin. Trajneri Mirel Josa foli për mediat pas ndeshjes, duke zbuluar pikat e dobët që çuan në këtë humbje për të tijët:

"E patë si shkoi ndeshja, normalisht që nuk erdhëm në Shkodër për të humbur ndeshjen. Erdhëm për të pasur gjendjen tonë sportive më të mirë për ndeshjen me Vorën.

Ju e patë që shumë lojtarë të cilët mund të jenë edhe në formacion i kisha aktivizuar që në fillim sot. Për mua, skuadra duhet të ketë vazhdimësi. Por për të folur për ndeshjen pastaj, janë shumë gjëra që nuk na lejuan, qoftë Vllaznia, qoftë gabimet tona, nuk na lejuan që të ishim në lojë deri në fund.

Goli i barazimit na dha shtysë, por para kishim rast të pastër për të kaluar në avantazh në pjesën e parë. Kështu janë këto ndeshje Kupe, por rezultati i parë në Ballsh ishte një farë penalizimi për ne.

Mbijetesa? Ne po mundohemi për të, të shohim si do të kemi gjendjen e futbollistëve deri në fund. Por mua më intereson gjendja e tanishme. Ndeshja me Vorën është shumë e fortë, mendoj se përveç ndeshjes me Vorën do të shihen edhe rakordimet e tjera të rezultateve të tjera të ekipeve që janë, kështu që vështirësitë janë”.

Poll

Lexo gjithashtu