Dinamo dhe Egnatia do të masin forcat përballë njëra-tjetrës në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet në impiantin "Air Albania".
Me sfidën e përcaktuar për të nisur në orën 19:00, Federata shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel të rëndësishëm, prej nga ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni 2025-26.
Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor, i ndihmuar nga dy asistentët e tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt është përcaktuar Florjan Lata, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Juxhin Xhaja së bashku me asistentin e tij në aVAR Kreshnik Cjapin.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistenti i parë: Denis Rexha
Asistenti i dytë: Ridiger Çokaj
Arbitër i katërt: Florjan Lata
VAR: Juxhin Xhaja
aVAR: Kreshnik Cjapi
