Dinamo ka barazuar në shtëpi ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri shkodran, Edi Martini.
Edi Martini: Jam këtu për respekt të gjithë tifozerisë shkodrane, të gjithë tifozëve anë e mbanë Shqipërisë. Respekt televizionit shqiptar. Nëse kjo zonja në fjalë që drejton emisionin nuk kërkon falje, do tërhiqem dhe nuk flas më deri në fund të sezonit. Nuk mund të tallet me njerëz me ngjyrë. Nuk mund të më thotë mua i paedukatë.
Hygerta Sako: Falje për çfarë?
Edi Martini: Për atë “të paedukatën” dhe përshëndetjen në televizor.
Hygerta Sako: Ju si u sollët? E nisët me një ironi të pavend.
Edi Martini: Sa të jesh ti aty, do bojkotoj.
-EDI MARTINI LARGOHET
Hygerta Sako: Atëherë po i drejtohem publikut. Martini herën e kaluar, kur doli në lidhje të drejtpërdrejt, e nisi me një ironi të pavend që nuk kishte pikën e kuptimit. Së dytim i bëra një pyetje shumë profesionale dhe më ktheu një përgjigje jo etike. Nuk kam pse i kërkoj falje Martinit. Është Martini që duhet të kërkojë falje, për sjelljen jo etike ndaj një programi vërtetë serioz dhe profesional siç është “Supergol”. Federata Shqiptare e Futbollit e zgjidh këtë çështje me punën e deklaratave.
