Ish-arbitri i FIFA-s Bujar Pregja, ka hedhur më shumë “dritë” për kornologjinë e rasteve dhe vendimit të arbitrit Eldorian Hamiti në Partizani – Elbasani, ndeshja e dytë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Pregja nuk ka lënë në “hije” as penalltinë e dyshimtë në minutën e 119-të, e cila “vulosi” kualifikimin e Elbasanit për në fazën tjetër:
“Goli 1 – 1 i Partizanit? Nuk ka një pamje të qartë, është një rast i diskutueshëm. Goli i dytë për Elbasanin me Lajthinë? Edhe golin e Partizanit edhe të Elbasanit, po të isha unë në fushë si arbitër, do i kisha anuluar të dy.
Rasti i minutës së 119-të? Mbrojtësi i Partizanit, gjatë aksionit për të larguar topin, është inekzistent, për mua nuk është penallti”.
