Skuadra e Bylisit mori fitore të vuajtur ndaj Laçit në stadiumin “Adush Muça” me shifrat e përgjithshme 3 – 2, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
Golin e fitores e shënoi Abudllahi në minutën e 107, teksa ballshiotët kanë siguruar çerekfinalet: “Ne në ato momente që pësuam dy golat, në fund të pjesës së parë dhe dytë, duhet të ishim shumë më të mbledhur. Nga krahët, kur dy krahët e mbrojtjes nuk mblidhen, edhe qendra do të ketë probleme.
Janë probleme që i kemi pas më përpara. Nuk është hera e parë që na ndodhin. Duhet t’i rikuperojmë dhe të shikojmë si do e fillojmë kampionatin. Për mendimin tim, ky 120 minutësh nuk na bëri mirë me këtë terren shumë të rëndë”, u shpreh trajneri Josa pas ndeshjes”.
