Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

4 ekipe në pritje të SHORTIT, mësohet kur do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
4 ekipe në pritje të SHORTIT, mësohet kur do të luhen
Kupa e Shqiperise

Egnatia, Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo janë 4 ekiept që ditën e djeshme ia dolën të kalojnë me sukses në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Tashmë mes tyre do të bëjnë llogaritë e kësaj faze, ku synimi kryesorë do të jetë finalja e madhe.

Por skuadrat do të jenë gjithë sy e veshë nga shorti, i cili do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa data pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga FSHF.

Gjithsesi tashmë dihen cilat janë datat janë parashikuar të zhvillohen sfidat gjysmëfinale. Sipas kalendarit të bërë të ditur nga FSHF shikojmë se me 8 prill dhe 22 prill janë programuar gjysmëfinales, teksa në mbetet të presim se cilat do të jenë ciftet dhe “goglat” të thonë fjalën e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu