Auron Ademi është futbollisti më i ri i KF Trepça’89 FC. 24-vjeçari nis kështu aventurën e re në karrierën e tij futbollistike, teksa së fundmi ishte pjesë e Besës së Pejës.
Ish-lojtari i Erzenit, i cili ka qenë protagonist në Superiore do të synojë të lërë gjurmë te ekipi i tij i ti. Siç dihet Trepça ’89 luan në Ligën e Parë në Kosovës.
Lajmin e këtij transferimi e ka bërë të ditur klubi nga Kosova, të cilët i urojnë mirëseardhjen Ademit dhe sa më shumë suksese me fanellën e tyre.
“AURON ADEMI I BASHKOHET LUANËVE TË NËNTOKËS
KF Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë afrimin më të ri në skuadër.
Sulmuesi Auron Ademi tashmë është pjesë e familjes gjelbërt e bardhë dhe do të jetë në dispozicion të ekipit për vazhdimin e sezonit.
I urojmë shumë suksese me fanellën e Minatorëve dhe sa më shumë paraqitje pozitive në fushë. ????⚽️
Mirësevjen Auron”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram
